ShHB Bereqeti

Prishtinë, 12 prill 2020
Në situatën në të cilën po gjendet vendi ynë pas pandemisë, kërkesa për të ndihmuar familjet nevojtare është shtuar edhe më shumë.

Në këtë vazhdë, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Mitrovicë falë donacionit të një grupi qytetarësh të mbledhur në rrjetin social Facebook me emrin “Mitrovicasit nga diaspora dhe Mitrovica”, sot kanë ndihmuar 40 familje në këtë qytet me pako ushqimore dhe higjienike.

Shpërndarjen e këtyre ndihmave e bëri koordinatori i kësaj dege, Cena ef. Bala, i shoqëruar edhe nga kryeimami i Mitrovicës Rexhep ef. Lushta, të cilët përgëzuan qytetarët për këtë iniciativë të ndërrmarë për t’u ndihmuar familjeve nevojtare.