ShHB Bereqeti

Prishtinë, 19 maj 2020
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ndonëse ka përfunduar zyrtarisht aksionin “Sofra e Ramazanit 2020 “, ku si target kishte grumbullimin e 10 mijë pakove por falë vullnetmirëve dhe bamirësve ky numër u tejkalua në mbi 20 mijë pako ushqimore dhe higjienike të cilat janë shpërndarë për familjet nevojtare dhe skamnore nëpër Kosovë. Bereqeti megjithatë ende vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare në çdo vend të Kosovës. Në degët e kësaj Shoqate vazhdojnë të vijnë ndihma në artikuj ushqimor dhe higjienik për kategoritë sociale që më pas Bereqeti i shpërnda tek familjet nevojtare . Në vazhdim do të sjellim disa aktivitete nëpër komuna që po zhvillon SHHB “Bereqeti” në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit 2020.
Shoqata Bereqeti dega në Viti ka shpërndar 115 pako ushqimore dhe higjenike dhe 2500 kg miell ku në mesin e perfituesve ishin edhe dy Shoqatat e dalura nga lufta,Shoqata e familjeve të dëshmorëve dhe shoqata e veteranëve e UÇK dega në Viti.
Dega e Shoqatës “Bereqeti” në Obiliq ka pranuar sot një donacion prej 650 kg miell nga Rizah Tërnava nga Dardhishta.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Kaçanik ka dhuruar sot 20 pako ushqimore, donacion nga një bashkëatdhetar nga Kanadaja.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Prizren ka shpërndarë sot 300 pako ushqimore dhe mish në prag të Natës së Kadrit.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjilan, në prag të festës së Fitër Bajramit, si dhe për nder të Natës së Kadrit, ka ndihmuar sot 125 familje me jetimë me nga 50 euro, të cilat janë të dhuruara si donacion nga Muhamed Ismaili nga Gjilani, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Deçan, sot për nder të Natës së Kadrit dhe në vigjilje të festës së Bajramit ka dhuruar 60 pako ushqimore për familjet nevojtare në këtë komunë.Këto ndihma ishin donacion nga Milaim Berisha, e po ashtu edhe Shkondran Maksutaj nga Pozhari ka dhuruar 200 euro, si donacion për të ndihmuar familjet nevojtare.
Dega e Shoqatës “Bereqeti” në Ferizaj, sot ka ndihmuar 60 familje nevojtare në fshatrat Zaskok, Mirosalë dhe Greme.

Zyrtarët e SHHB “Bereqeti” bëjnë me dije se ndihmat nuk do të ndalen dhe do të ndihmohet çdo familje që ka nevojë natyrisht duke u mbështetur dhe humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve tanë që asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tyre dhe besimi i tyre në SHHB “Bereqeti”.