ShHB Bereqeti

Prishtinë, 22 nëntor
Në vazhdën e aktiviteteve të saj, shoqata humanitare “Bereqeti”, dega e Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizaj, shpërndau ndihma në Qendrën për Rehabilitim të të Sëmurëve kronikë psikiatrikë në Shtime. Pas shpërndarjes së ndihmave, koordinatori i “Bereqetit” të Ferizajt Naim ef. Rexhepi theksoi se Bereqeti vazhdon të ndihmojë kategoritë sociale që kanë nevojë dhe ka falënderuar të gjithë donatorët, të cilët, pa hezitim, po ofrojnë mbështetje dhe po i besojnë Bereqetit për t’ua dhënë dhe shpërndarë ndihmat shtresave të nevojshme. Në shoqërim të tij ishte edhe aktivisti i mirënjohur ferizajas z.Agon Zhinipotoku. Në emër të drejtorit të kësaj Qendre Miftar Zenelaj falënderoi shoqatën “Bereqeti” që asnjëherë nuk i ka harruar dhe që gjithmonë kujdeset t’u ndihmojë.