Me 18 janar Shoqata Humanitare “BEREQETI” organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës edhe në këto ditë të ftohta dimri vazhdon të jetë në krahë dhe ndihmë familjeve në nevojë. Dega e Bereqetit në Prizren çdo ditë është në ndihmë të nevojtarëve duke i ndihmuar me dru për ngrohje, veshmbathje e gjëra ushqimore. Kurtish ef. Hoxhaj-koordinator i Bereqetit së degës së Bereqetit në Prizren tha këto ditë kemi ndihmuar duke shpërndarë 30m3 dru bungu për ngrohje. Kjo sasi e druve është shpërndarë falë kontributit të bamirësit i cili deshi që të mbetet anonim. Bereqeti dega Prizren e falënderon bamirësin për kujdesin ndaj familjeve në nevojë, njëherit i inkurajon bamirësit tjerë që të shprehin solidaritetin e tyre në këto ditë dimri.