ShHB Bereqeti

Prishtinë, 31 mars 2020
Shoqata Humanitare”Bereqeti”, dega në Gjakovë e mbështetur nga donator të shumtë ka bërë sot shpërndarjen e ndihmave për stafin cilivil të shkollave të Gjakovës. Në Shkollën “Zekerija Rexha 12 pako, në Shkollën Mustafa Bakija 10 pako, në Shkollën Mazllum Këpuska 6 pako, në Shkollën Kelmend Rizvanolli 5 pako, në Shkollën Yll Morina 10 pako, në Shkollën Emin Duraku 5 pako dhe në Shkollën Selman Riza 6 pako.
“Sot dega Bereqeti në Gjakovë në bashkëpunim me drejtorët e shkollave të Gjakovës kemi bërë shëprndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për stafin teknik të shkollave, ku një pako arrinë vlerën e 50 eurove. Ndihma ka ardhë nga bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicërr, ose më sakt të themi nga familja Gola bashkë miqtë e tyre. Falë donatorëve dega Bereqeti në Gjakovë që nga një marsi deri më sot ka arritë të shpërndaj 860 pako udhqimore”, është shprehur koordinatori i Shoqatës “Bereqeti” dega në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu.
Bejtullahu më tej ka shtuar se ndihmat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.