ShHB Bereqeti

Shoqata Humanitare “Bereqeti” përmes degës së saj në Mitrovicë ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike për 100 familje të cilat po përballën me kushte të rënda ekonomike. “Bereqeti” me donatorë nga shoqëria civile u doli në ndihmë me gjërat elementare që u nevojitet çdo familje, por që për shkaqe të ndryshe këto familje e kanë të pamundur t’i sigurojnë ato.

Armend Haxhiu, aktivist i “Bereqetit” në Mitrovicë, vlerëson lartë edhe kontributin e shoqërisë civile me të cilët kanë bashkëpunuar në disa aktivitete për t’iu dalë në ndihëm familjeve në nevojë.

“Dega jonë në Mitrovicë ka realizuar një aksion humanitarë në bashkëpunim me shoqërinë civile të cilët kanë ndërmarrë një aksion të gjerë për të shpërndarë 100 pako me produkte ushqimore e higjienike për familjet në nevojë, e që çdo pako kap shifrën e 60 eurove. Me këtë grup të shoqërisë civile kemi bashkëpunuar gjatë kohës së pandemisë disa herë për çka sigurisht se vlen të falënderohen për kontributin e tyre”, është shprehur Haxhiu.

Në anën tjetër, udhëheqësi i “Bereqetit” Xheladin Fazliu, thotë se kjo shoqatë po bënë përpjekje maksimale që gjatë kohës së dimrit dhe situatës pandemike t’i ndihmojë familjet në nevojë, me produkte ushqimore, higjienike si dhe me dru për ngrohje.

“Po duke pasur parasysh se jemi në kohën e dimrit dhe është kohë pandemie ku është vështirësuar jeta e njerëzve të cilët nuk janë me kushte të mira ekonomike, ne po mundohemi të jemi afër, qoftë me dru për ngrohje, qoftë me veshmbathje apo dhe me produkte ushqimore”,

“Bereqeti” gjatë stinës së dimrit përmes donatorëve të ndryshëm bën përpjekje maksimale për t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë më produkte të ndryshme. Të shtunën në Ferizaj u dhurua donacion për Spitalin e Ferizajt në vlerë të mbi 5 mijë eurove me barna të listës esenciale për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.