ShHB Bereqeti

Prishtinë, 3 shkurt 2020

Shoqata humanitare “BEREQETI”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë, dega në Gjakovë, vazhdon aktivitetin e saj humanitar. Bereqeti ka shpërndarë 50 pako ushqimore për familjet skamnore. Koordinatori i degës së Bereqetit në Gjakovë, Abdurrahman ef.Bejtullahu tha se kjo iniciativë u realizua falë njerëzve vullnetmirë, të cilët na ndihmojnë vazhdimisht ne si Bereqet. Këto pako që po i shpërndajmë përmbajnë gjëra ushqimore dhe higjienike dhe secila  pako është në vlerë prej 40 eurosh. Ne falënderojmë donatorët vendorë, por edhe  edhe mërgimtarët tanë që  po na e besojnë që ne t’i ndihmojmë këta skamnorë. Ne po mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë pasi që e dimë që  jemi në muajt më të ftoftë të vitit. Këtu edhe 40 familje i kemi ndihmuar me dru për ngrohje. Një nga përfituesit e këtyre ndihmave është edhe Leonora  Berisha, e cila tha se po u ndihmon shumë dhe vazhdimisht shoqata “Bereqeti”.

Shoqata “Bereqeti”, dega në Gjakovë, përgjatë vitit të kaluar ka regjistruar mbi 1200 familje që ndihmohen kohë pas kohe.