Prishtinë, 23 maj 2018
Në kuadër të shpërndarjeve të ndihmave dhe pakove ushqimore që po bën shoqata humanitare Bereqeti, e cila është organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit, dega në Han të Elezit shpërndau 200 pako ushqimore për familjet skamnore në mënyrë që sadopak t’ua lehtësojë jetesën e tyre gjatë këtij muaji të bekuar. [supsystic-gallery id=98 position=center]
Në shpërndarje të tyre ishte kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit Musa Vila, i cili falënderoi Kryesinë e BIRK-ut dhe donatorin për këto ndihma. Vlen të theksohet se gjatë këtij muaji Bereqeti ka ndihmuar 5000 familje të varfra dhe skamnore me 5000 pako ushqimore.