Prishtinë, 8 maj 2019
Janë 100 pako ushqimore për 150 familje skamnore dhe me nevojë që Këshilli i Bashkësisë Islame i Kaçanikut në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bereqeti, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, i ka shpërndarë këto ditë. Sekretari i KBI-së në Kaçanik Mensur Luma u shpreh:”… këto ndihma janë shumë të mirëseardhura për këtë kategori skamnore dhe të nevojtarët e komunës së Kaçanikut. Këto ndihma do të zbusim varfërinë dhe t’i gëzojmë familjet e varfra dhe që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë begatinë dhe vlerën e Ramazanit dhe se me anë të aktivitetit bamirës e humanitar mundohemi që ta lehtësojmë gjendjen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe që sofrat e tyre të jenë të mjaftueshme me ushqim…”.