ShHB Bereqeti

Prishtinë, 20 maj 2019

Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, u ka shpërndarë këto ditë 100 pako ushqimore familjeve skamnore në Komunën e Vitisë.
Besnik ef.Arifi, sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, ka falënderuar shoqatën humanitare “Bereqeti” që edhe këtë vit po ndihmon familjet skamnore për nder të muajit të bekuar Ramazan: “Dua të theksoj se këto ndihma janë të mirëseardhura që t’ua japim familjeve të varfra dhe atyre me nevojë. Nevoja është shumë e madhe për ndihma, ne po mundohemi që t’u dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë më të ngutshme, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim sadopak gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Vitisë dhe që t’i gëzojmë familjet e varfra dhe ato famije që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë gëzimin për Ramazanin…”.

Arifi tha se edhe gjatë ditëve në vijim do t’u japin ndihma familjeve skamnore.