ShHB Bereqeti

Prishtinë, 8 maj 2019
Janë 150 pako ushqimore për 150 familje skamnore dhe me nevojë që Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, për nder të muajit të bekuar të Ramazani i ka shpërndarë këto ditë. Kurtish Hoxhaj, përgjegjës i SH.H. “Bereqeti” në Prizren tha: “Ne vazhdimisht jemi në ndihmë të familjeve që kanë nevojë për ndihmën dhe dorën e shpresës, me anë të këtyre pakove ushqimore mundohemi që të zbusim gjendjen e rëndë ekonomike që kanë këto familje skamnore të komunës së Prizrenit dhe t’i gëzojmë familjet e varfra dhe që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë begatinë dhe vlerën e Ramazanit”-tha ai. Ai tha se gjatë ditëve në vijim të Ramazanit do të zhvillojnë edhe aktivitete të tjera humanitare.
Ai tregoi se nga fillimi i këtij muaji mubarek shpërndajmë për çdo ditë nga 200 bukë për 50 familje skamnore, ata vijnë e i marrin në zyrat e tyre dhe kjo është lehtësim shumë i madh për këto familje të këtyre kategorive sociale.