ShHB Bereqeti

Prishtinë, 16 maj 2020

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ndonëse ka përfunduar zyrtarisht aksionin “Sofra e Ramazanit 2020 “, ku si target kishte grumbullimin e 10 mijë pakove por falë vullnetmirëve dhe bamirësve ky numër u tejkalua në mbi 20 mijë pako ushqimore dhe higjienike të cilat janë shpërndarë për familjet nevojtare dhe skamnore nëpër Kosovë. Bereqeti megjithatë ende vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare në çdo vend të Kosovës. Në degët e kësaj Shoqate vazhdojnë të vijnë ndihma në artikuj ushqimor dhe higjienik për kategoritë sociale që më pas Bereqeti i shpërnda tek familjet nevojtare . Në vazhdim do të sjellim disa aktivitete nëpër komuna që po zhvillon SHHB “Bereqeti” në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit 2020.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Viti ka shpërndarë 20 pako ushqimore dhe higjenike si donacion nga shoqata Human Appeal si dhe nga Zahir Avdyli nga fshati Smirë me 50 euro dhe 4 thas miell.
“Bereqeti” dega Lipjan shpërndau 65 pako ushqimore në fshatin Bregu i Zi të komunës së Lipjanit si donacion të organizatës “Human Appeal”
Bereqeti dega në Prizren shpërndau 80 pako ushqimore në fshatin Zhur për familjet skamnore dhe në prag të Bajramit.Zyrtarët e SHHB “Bereqeti” bëjnë me dije se ndihmat nuk do të ndalen dhe do të ndihmohet çdo familje që ka nevojë natyrisht duke u mbështetur dhe humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve tanë që asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tyre dhe besimi i tyre në SHHB “Bereqeti”.