ShHB Bereqeti

Prishtinë, 14 janar 2020

Në vazhdën e aktiviteteve të saj, shoqata humanitare bamirëse “Bereqeti”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ka shpërndarë 800 kg miell kryesisht  për pleqtë e vetmuar, të cilët, në marrëveshje me furra të ndryshme, marrin bukë të gatshme. Drejtori i shoqatës humanitare bamirëse “Bereqeti”,  Behxhet Ajvazi tha se  800 kg miell i ka dhuruar donatori Shefki Pacolli nga Hajvalia e Prishtinës dhe do t’u  ndahen  kryesisht për familjet në nevojë e që janë në regjistrin e shoqatës “Bereqeti”.

Ajvazi shprehet: “Ne, si shoqatë, jemi munduar që t’u dalim sadopak në ndihmë qytetarëve të cilët kanë nevojë në këto ditë dimri, u kemi dhënë10 familjeve nevojtare në Prishtinë nga 2 metra dru për ngrohje. Kryesisht janë përzgjedhur familjet që kanë jetimë, me këtë rast falënderojmë Blerim Vitinë dhe Xhevdet Haxhollin nga Hajvalia për këto ndihma”.

Ai në fund luti Zotin që gjithë donatorët t’i shpërblejë me të mirat e Tij në këtë botë dhe në botën tjetër, t’i gradojë me të mirat e xhenetit për këto ndihma që po ua  besojnë  për t’ua ndarë familjeve në nevojë.