ShHB Bereqeti

Prishtinë, 15 korrik 2015
Mbrëmë në Prishtinë, në platenë mes Komunës e Parlamentit, shoqata “Bereqeti” shtroi iftar për kategoritë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara, ku qenë të pranishëm rreth 500 persona. Përveç drejtuesve të shoqatës “Bereqeti” këtu qe i pranishëm edhe sekretari i Kryesisë së BIK-ut, Resul ef. Rexhepi, përfaqësuesit e KFOR- it italian, si dhe asamblistë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

“Iftari sonte është më i veçanti se netëve tjera, ngase po çojmë në vend një porosi të Krijuesit të gjithësisë, që të jemi unikë, solidarë e mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Është begati e mirësi e Allahut që na ka bashkuar sonte në këtë sofër të bekuar. Zotin na udhëzon që gjithherë të jemi të bashkuar e në ndihmë të njëri-tjetrit, se vetëm kështu jemi më të dashur te Zoti ynë”-tha veç tjerash në fjalën përshëndetëse sekretari i Kryesisë së BIK-ut, Resul ef. Rexhepi.
Ndërsa drejtori i Shoqatës “Bereqeti” falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, si dhe financuesin e iftarit, shoqatën humanitare “Muslims for Humanity” nga State Islande nga New York-u i ShBA-ve, e cila udhëhiqet nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në atje.{gallery}iftarbrqt15{/gallery}

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *