ShHB Bereqeti

Prishtinë, 8 prill 2020

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Rahovecit, sot ka bërë shpërndarjen e 100 pakove ushqimore dhe 100 thasëve me miell. Ky aksion u mundësua falë bamirësisë së një qytetari të kësaj komune.

Koordinatori i kësaj shoqate, dega në Rahovec, Ahad ef. Dërguti, falënderoi donatori për ndihmat, duke lutur Allahun Fuqiplotë që ta shpërblejë atë dhe çdo bamirës tjetër me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër. Pakot u shpërndanë në gjithë Komunën e Rahovecit. Dega e Bereqetit në Rahovec iu është mirënjohës të gjithë donatorëve që kanë kontribuar deri më tani njëherit kërkon që karvanit të ndihmave t’i bashkohen edhe bamirësit tjerë në mënyrë që familjet nevojtare sa më lehtë ta kalojnë këtë situatë pandemike me koronavirus.