ShHB Bereqeti

Prishtinë, më 18 prill 2022

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka vazhduar aktivitetin e saj humanitar edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Kjo shoqatë ka ndihmuar me pako ushqimore e higjienike dhe me veshmbathje familjet nevojtare në qytetin e Pukës.

Myftiu i Pukës, Gëzim ef. Kopani, falënderoi përzemërsisht Shoqatën Humanitare Bamirëse “Bereqeti” për këto ndihma, duke potencuar se kjo nuk është hera e parë që kjo shoqatë u del në ndihmë familjeve nevojtare të kësaj ane. Ne gjithmonë kemi pasur përkrahje dhe ndihmë nga shoqata “Bereqeti” për çka ne i falënderojmë përzemërsisht udhëheqësit e kësaj shoqate dhe të gjithë donatorët që kanë kontribuar për këto ndihma.

Nga ana e tij, drejtori i shoqatës “Bereqeti”, Behxhet ef. Ajvazi, tha se aktivitetet e shoqatës sonë shtrihen edhe përtej territorit të Republikës së Kosovës, më konkretisht te vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me myftiun e Pukës, të cilin e falënderojmë që gjithherë është në gatishmëri që të bashkëpunojë me shoqatën tonë.