ShHB Bereqeti

Në vazhdën e aktiviteteve të saj, shoqata humanitare “Bereqeti”, dega Gjakovë, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, me 21 tetor shpërndau  45  çanta me materiale shkollore për nxënësit e disa shkollave të Gjakovës. Abdurrahman Bejtullahu nga dega e Bereqetit në Gjakovë tha se me këto shpërndarje dhe ndihma të tjera që po ofrojnë po mundohen të jenë më afër nxënësve të varfër dhe që t’ua lehtësojnë kushtet e shkollimit. Me këtë rast, drejtori i shkollës “Zekeria Rexha”, z.Pleurat Rudi  shprehu falënderime për shoqatën humanitare “Bereqeti” për ndihmën që e vlerësoi shumë domethënëse për nxënësit