ShHB Bereqeti

Prishtinë, 18 prill 2017

Qeveria e Republikës së Turqisë, përmes Zyrës së Kryeministrit, i ka dhuruar shoqatës humanitare “Bereqeti” që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, 5 mijë pako ushqimore të dedikuar për familjet skamnore.

Drejtori shoqatës  Bereqeti  Fitim  ef.Flugaj, shprehet se kjo nuk është hera e parë që Turqia ndihmon Kosovën në këtë formë.

Ai tregon se kjo është hera e katërt me radhë që familjet me gjendje të rëndë ekonomike ndihmohen nga ky shtet mikë i Kosovës dhe vlerëson se është një ndihmë shumë e cmuar

Flugaj thotë se këto pako ushqimore do të shpërndahen në muajin Ramazan dhe se është viti i katërt me radhë që shteti turk ndihmon me mijëra pako ushqimore Kosovën. Këtë vit na ka ofruar 5 mijë pako. Këto pako janë të dedikuara për familje skamnore të cilat do të shpërndahen gjatë muajt Ramazan.